SPORT, 30 Janar 2022, 13:39

Komentoi në foton e Vlahoviç, tifozët e “zonjës” mesazhe yllit të Lacios: Eja te Juve!

Komentoi në foton e Vlahoviç, tifozët e

Transferimi i Vlahoviç drejt Juventusit i ka “karikuar” më shumë tifozët juventinë dhe i ka bërë të shpresojnë që këtë sezon ata do luftojnë për diçka të madhe. Por jo vetëm kaq.

Miku i Vlahoviç në kombëtaren serbe, Milinkoviç-Saviç, ka komentuar në postimin e 22-vjeçarit ku shkruan: “E meriton, jep më të mirën!”.

Ky koment i ka “tërbuar” tifozët e Juventusit, të cilët komentuan menjëherë drejt mesfushorit duke i thënë: “Eja te Juventus”.

Futbollisti i Lacios ka qenë dhe më parë në objektivat e Juventusit, por negociatat gjithmonë janë prishur.

Me ardhjen e Vlahoviç te “zonja” i ka bërë tifozët të besojnë se dhe mesfushori 26-vjeçar mund të bashkohet shumë shpejtë me skuadrën e tyre.