SPORT, 2 Mars 2023, 22:07

Bashkëlojtari i Messit zbulon se kur do ta mbyll karrierën numri 10

Bashkëlojtari i Messit zbulon se kur do ta mbyll karrierën numri 10

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Lionel Messi do të luajë për Argjentinën në Kupën e Botës 2026, tha lojtari i Brighton, Alexis McAllister, sipas mediave britanike.

Messi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe pak ditë më parë (FIFA) zgjodhi argjentinasin si lojtarin më të mirë në botë për vitin 2022.

“Besoj se Messi do të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026. Nuk kam dyshim se ai do të jetë lojtari më i mirë në botë në moshën 40 apo edhe 45-vjeçare”, tha McAllister.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.