TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës pritet të ndezë javën e 24-të të Superiores, e cila do të luhet të hënën e 6 marsit, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Së fundmi, klubi i kuq ka publikuar dhe çmimet e biletave të cilat shkojnë nga 500 lekë (të reja), deri në 5000 lekë (të reja).
Tribunat pas porte ku do të vendosen grupimet e tifozëve të Partizanit dhe ata të Tiranës kushtojnë 500 lekë.
Sa i përket tribunave përballë, me sektorët E103-E208 kushtojnë 1000 lekë.
Biletat në tribunat qendrore kushtojnë nga 3000 lekë deri në 5000 lekë.