SPORT, 10 Tetor 2023, 14:25

“Galaktikët” pajisen me makina të reja “BMW”. Modriç mbetet unik, ja modelet që zgjodhën lojtarët e Realit

“Galaktikët” pajisen me makina të reja “BMW”.

Lojtarët e ekipit të parë të Real Madrid dhe trajneri Karlo Ançeloti janë pajisur me makina të reja të dhëna nga sponsori i klubit, kompania  “BMW”. “Galaktikët” kanë pasur mundësi që të përzgjedhin mes katër modeleve të  ndryshme nga katalogu i kompanisë.

Pas një bashkëpunimi afatgjatë me “Audi”, Real Madridi, duke filluar nga sezoni 2022-2023, ka lidhur një marrëveshje sponsorizimi me “BMW”. Kështu “Mbretërit” për sezonin e dytë do të ngasin makinat luksoze dhe të shpejta  të gjigandit gjerman të automobilave me qendër në Mynih. Por kësaj radhe madrilenëve iu dha mundësia e zgjedhjes së automjeteve hibride, ndryshe nga hera e kaluar kur në ofertë kishin vetëm automjete elektrike. Gjithsesi, të gjitha makinat që janë në dispozicion të futbollistëve të Realit kanë një shenjë zero emetimi të gazrave të dëmshëm, ndaj janë të pranueshme për mjedisin.

Më e i liri ndër modelet e afruar është “i4 eDrive 35” elektrik, i cili aktualisht kushton 57 mijë euro, ndërsa më i shtrenjti është “plug-in hybrid XM”, i cili kushton tre herë më shumë, 180 mijë euro. Ai u zgjodh nga tetë “mbretër”, duke përfshirë yllin e ri të klubit Belingham.

Sipas “Marca”, kroati Luka Modriç ka mbetur unik në përzgjedhje, pasi ishte i vetmi që vendosi për “iX M60” me 619 kuaj, me vlerë 133.000 euro dhe zgjodhi edhe një ngjyrë të personalizuar, siç bënë Kamavinga dhe Ançeloti.

“Marca” thekson se futbollistët nuk do ta kenë problem e në karikimin e automjetet e tyre të reja, pasi “BMË” ka instaluar karikues në kampin stërvitor të Realit.

Ja modelet e makinave  BMW që zgjodhën lojtarët e Real Madridit

Thibaut Courtois:           BMW XM – 179 700 euro

Kepa Arrizabalaga:           BMW XM – 179 700 euro

Andriy Lunin:           BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Eder Militao:      BMW i4 M50 – 79 550 euro

David Alaba:       BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Nacho Fernández:            BMW i7 xDrive60 – 139.350 euro

Dani Carvajal:     BMW XM – 179 700 euro

Lucas Vázquez: BMW i4 M50 – 79.550 euro

Fran García:        BMW i4 M50 – nga 79.550 euro

Antonio Rüdiger:              BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Ferland Mendy: BMW i4 M50 – 79 550 euro

Jude Bellingham:              BMW XM – 179,700 €

Toni Kroos:         BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Luka Modriq:     BMW iX M60 – 140 400 euro

Eduardo Camavinga:       BMW i4 M50 – 79 550 euro

Fede Valverde: BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Aurelien Tchouaméni:    BMW i4 eDrive35 – 57,350 euro

Dani Ceballos:    BMW XM – 179 700 euro

Arda Güler:         BMW XM – 179 700 euro

Vinicius:               BMW i4 M50 – 79 550 euro

Rodrygo:              BMW XM – 179 700 euro

Joselu:  BMW XM – 179 700 euro

Brahim Díaz:       BMW iX xDrive50 – 108 450 euro

Carlo Ancelotti: BMW i4 M50 – 79.550 euro.

“Galaktikët” pajisen me makina të reja “BMW”.