TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet e legjionarëve që kanë shkëlqyer në fundjavë në kontinentin e vjetër.
I pari në renditje është portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,9, teksa ka ruajtur portën e paprekur me Çitadelën e tij në ndeshjen ndaj Frozinones në Serinë B italiane.
I dyti është renditur Taulant Xhaka, i cili vlerësohet me notën 7,1, ku ka dhuruar një asist për Bazelin në sfidën ndaj Grasshopers.
I treti renditet Armando Sadiku, i cili vlerësohet me notën 7,1, ku ka shkëlqyer me paraqitjen e tij me ekipin e tij, Kartagenën.
I katërti është renditur Jurgen Bardhi, i cili vlerësohet me notën 7,0, ku ka spikatur me Keçiorengyçy në takimin ndaj Bandirmarspor në Ligën e Parë turke.
I pesti është renditur Enea Mihaj, i cili është vlerësuar me notën 6,9, ku ka kryer një paraqitje pozitive me fanellën e Famalikaos në Portugali ndaj Benfikës.
VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –
