SPORT, 7 Shkurt 2022, 13:22

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë lënë shenjë këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 7,6 ku me Rijekan e tij ka arritur të dhurojë një paraqitje pozitive në fitoren ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

I dyti renditet portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është vlerësuar me notën 7,6 ku ka ruajtur portën e paprekur ku Lacio e tij triumfoi 0-3 ndaj Fiorentinës.

I treti është klasifikuar mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 6,9 ku ka kryer një paraqitje pozitive me Atalantën e tij.

I katërti renditet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, i cili është vlerësuar me notën 6,9, pas një paraqitjeje të këndshme ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” me fanellën e Granadas duke u aktivizuar si titullar që në debutim.

I pesti klasifikohet mesfushori Kristjan Asllani, nga ku vlerësohet me notën 6,9 duke kryer paraqitje mbresëlënëse me Empolin.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE”

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në