TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Frikë për boksierin shqiptar Amarildo Vraja në duelin për gjerdanin WBC Junior në mbrëmjen e madhe të “Air Albania”.
Bullgari Borislav Velev e goditi fuqishëm duke e tronditur shqiptarin që humbi ndjenjat për disa momente por gjendja e tij u stabilizua pas hyrjes së mjekut në ring. Frika kaloi menjëherë dhe Vraja u shfaq në gjendje të mirë dhe pa rrezik për jetën.
Kundërshtari e rrëzoi të riun shqiptar menjëherë pak sekonda pas fillimit të raundiit të parë. 21-vjeçari kuqezi do t’iu nënshtrohet testeve më të specializua për të evidentuar shkallën e dëmtimit për t’u siguruar tërësisht që momentet e pankiut kanë kaluar. Në karrierën e tij të shkurtër, Vraja regjistron tetë ndeshje si profesionist dhe vetëm një humbje, kjo e Tiranës.