SPORT, 25 Gusht 2022, 13:32

Në kërkim të një sulmuesi, Sampdoria futet në garë për futbollistin shqiptar

Në kërkim të një sulmuesi, Sampdoria futet në garë

Sampdoria është në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit që pësoi Manuel De Luka, i cili u operua ditën e djeshme në meniskun e gjurit të majtë, nga ku do të qëndrojë prej shumë muajsh larg fushave të blerta.

Sipas asaj që raporton “PrimoCanale.it”, klubi dorian është futur në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar, Mërgim Berisha.

24-vjeçari nuk duket i kënaqur te Fenerbahçe teksa aktualisht në 12 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit dhe Kupave të Europës, Berisha është aktivizuar vetëm në 2 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol.

Sezonin e kaluar, Mërgim Berisha shkëlqeu me paraqitjet e tij te gjiganti turk teksa në 22 ndeshje në kampionat shënoi 4 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 1 asist.