TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alexandros Kouros është rikthyer në Superiore dhe pikërisht te Teuta ku është shpallur kampion. Mbrojtësi luan në linjën e majtë dhe në qendër dhe do të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Arapi këtë sezon.
“KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Alexandros Kouros në klubin tonë. Rikujtojmë që Alexandros Kouros në skuadrën rikthehet pas dy vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Paeek, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e FC Doxa.
KF Teuta i uron mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve. Gjithashtu në të kaluarën me fanellën e Teutes, Kouros ka fituar, 1 trofe të Kupës dhe 2 trofe të Super Kupës”, njofton klubi durrsak.