SPORT, 25 Gusht 2022, 20:45

“Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”, tifozët e Shkupit fitojnë zemrën e të gjithëve me koreografinë e shpalosur në “Fadil Vokrri”

“Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”,

Ballkani dhe Shkupi janë duke u përballur në ndeshjen e kthimit të ‘play-offit’ në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Tifozë të shumtë të skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar drejt Prishtinës për ta ndjekur takimin e dy ekipeve shqiptare, njëra prej të cilave do të na nderojë në fazën grupore të garës evropiane.

Nuk kanë munguar mbështetjet dhe duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në “Fadil Vokrri” për këtë banderolë.