SPORT, 24 Gusht 2022, 23:51

12 vite pritje, Rejnxhërs kualifikohet në grupe e Champions League! Festojnë Kopenhagen dhe Dinamo Zagreb

12 vite pritje, Rejnxhërs kualifikohet në grupe e Champions League!

Kopenhagen, Rejnxhërs dhe Dinamo Zagreb janë tri skuadrat që mbrëmjen e sotme kanë siguruar nga një biletë për në grupet e Champions League.

Skocezët e trajnerit Van Bronkhorst, triumfuan në Holandë ndaj PSV-së me rezultatin 0-1, duke siguruar grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë, pas plot 12 vitesh.

Në sfidën tjetër, Kopenhagen, menaxhoi mjaft mirë triumfin në ndeshjen e parë ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2-1, teksa në sfidën e kthimit, u mjaftuan me një barazim pa gola.

Për sa i përket duelit mes Dinamos së Zagrebit dhe Bodo Glimt, kjo përballje shkoi me shtesë. Në sfidën e parë ishin norvegjezët që fituan me rezultatin 1-0, ndërsa në atë të kthimit Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 2-1, duke bërë që sfida të shkonte me shtesë.  Në fund ishin kroatët ata që festuan duke shënuar 2 herë në shtesa.