SPORT, 24 Gusht 2022, 21:46

Arrihet akordi, Juventusi gjen sulmuesin e shumëkërkuar nga Alegri

Arrihet akordi, Juventusi gjen sulmuesin e shumëkërkuar nga Alegri

Juventusi duket se ka gjetur akordin me Marsejën për transferimin e sulmuesit Arkadius Milik.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, kontaktet e fundit mes klubeve kanë qenë të suksesshme, me bardhezinjtë që do t'iu paguajnë francezëve 8 milionë euro plus bonuse për kartonin e polakut.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes me Milik që rikthehet në Serinë A pas aventurës te Napoli.