SPORT, 25 Gusht 2022, 16:49

Junajtid nuk i ndahet Realit, ofron 30 milionë euro për sulmuesin e “Los Blancos”

Junajtid nuk i ndahet Realit, ofron 30 milionë euro për sulmuesin e

Mançester Junajtid duket se në këtë përfundim të merkatos po e përqendron vëmendjen te Reali i Madridit ku pas transferimit të Kasemiros, “Djajtë” kanë nisur negociatat me Marko Asension.

Sulmuesi është lënë jashtë planeve për sezonin e ardhshëm nga ana e Realit pas bllokimit të negociatave për rinovimin e kontratës, me anglezët që kanë bërë ditën e sotme një ofertë prej 30 milionë eurosh në drejtim të lojtarit.

Madrilenët kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, por situate e tij aktuale në skuadër mund të ndikojë në uljen e çmimit dhe gjetjen e akordit për mbylljen e kësaj marrëveshje.