TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është zgjedhur "Lojtari më i mirë i vitit" nga UEFA.
Në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e futbollit europian.
Në konkurrencë për lojtarin më të mirë ishin Karim Benzema, Kevin De Bruyne dhe Tibo Kurtua.
Si më i miri nga UEFA u zgjodh sulmuesi francez, Benzema, që fitoi Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Ai ishte edhe shënuesi më i mirë në këtë kompeticion me 15 gola.
“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema pasi u ngjit në skenë për të marrë trofeun.
