TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bota e futbollit kthen vëmendjen nga Tirana, aty ku më 25 maj, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e “Conference League”.
Gjithçka duket gati, për të pritur këtë event madhështor dhe historik.
Përveç masave të marra për sa i përket anës organizative, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga e mërkura, në rrugët e kryeqytetit kanë nisur përgatitjet edhe për sa i përket dekorit.
Në bulevardin kryesor të Tiranës, që lidh sheshin “Nënë Tereza” me atë “Skënderbej”, është vendosur një dekor fantastik ku krahas logos së Ligës së Konferencës, shkruhet edhe “Tirana Final 2022”.

