TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kupa e Botës është gati të startojë dhe rivaliteti mes lojtarëve dhe kombëtareve nuk do të shihet vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Një nga këto rivalitete do të jetë dhe ai i makinave që yjet e skuadrave mbajnë në garazhet e tyre.
Në krye të kësaj liste është Kristiano Ronaldo, i cili e ka treguar prej kohësh pasionin e tij për makinat, i cili në garazhin e tij mban makina si Ferari, Lamborghini, Porsche, Mercedes, Audi etj.
Pjesë e listës është edhe ylli argjentinas, Leo Mesi, i cili gjithashtu ka një garazh të pasur, ku drejton makina si Range Rover, Maserati dhe gjithashtu në një bashkëpunim të gjërë me Audin, duke pasur gjithmonë modelet më të fundit të kompanisë gjermane.
Nejmar gjithashtu është pjesë e kësaj liste. Sulmuesit të Brazilit nuk i mungojnë makina të tilla në garazhin e tij si Lamborghini, Ferrar, Audi dhe Porsche Panamera Turbo.
Gëtce u kthye në njeriun e momentin në vitin 2014, kur me golin e tij i dha Gjermanisë Kupën e Botës në 2014 dhe është rikthyer sërish me kombëtaren e “Panzerave”. Mesfushori gjerman gjithashtu është i apasionuar pas makinave luksoze. Në garazhin e tij ai mban vetura të tilla si Audi, Mercedes dhe Vespa.
Një tjetër i apasionuar pas makinave është edhe ylli francez, Antuan Grizman. Ndryshe nga lojtarët e tjerë në listë, sulmuesi i Atletikos kërkon të ecë në rrugë me më shumë elegancë. Grizman ka mbajtur në garazhin e tij makina të tilla si Rolls Royce, McLaren apo dhe Chevrolet Vorvette.