TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani nuk ka kohë për të kapërdirë zhgënjimin e eliminimit në “play off” të Ligës së Konferencës, pasi vetëm nesër do të sfidojë Laçin në orën 19:00 në stadiumin “Arena e Demave”.
Pasditen e djeshme, pa u mbushur 24 orë nga beteja me Astanën, Zekiç dhe skuadra kanë zbarkuar në fushën e blertë, teksa për t’u theksuar është fakti se sipas zyrtarëve të klubit, trajneri ka kërkuar “izolim” total, duke urdhëruar ndalimi e mediave gjatë seancave, të paktën deri para ndeshjes me Laçin.
Sa i përket ekipit, gjendja me dëmtimet vijon të jetë shqetësuese. Mba nuk është rikuperuar ende dhe vështirë se Zekiç do ta rrezikojë ndaj Laçit. E konfirmuar është edhe mungesa e Mehmetit.
Mbetet për t’u parë nëse me nisjen e Superiores, do të marrë fund pezullimi për Da Silvën. Sembene vijon të jetë jashtë, teksa e paqartë është situata për Mensahun, rikuperimi i të cilit ka zgjatur shumë.
