SPORT, 1 Shtator 2023, 23:25

Milan i pandalshëm, i "rrëmben" tre pikë Romës në "Olimpico"

Milan i pandalshëm, i "rrëmben" tre pikë Romës

Milan ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme, duke mundur 2-1 Romën në “Olimpico”. 

Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh, falë një penalltie që u dha nga VAR-i mes protestave të vendasve. Zhiru nuk gaboi dhe kështu i dha mundësinë ekipit që të luante më i qetë përballë vendasve.

Në pjesën e dytë pritej një reagim i fortë i Romës, por fraksioni lojës nisi me një gol të shkëlqyer te Rafael Leaos, i cili shënoi teksa po rrëzohej në tokë me një kthesë shumë impresionuese. 

Shanset e Romës për të rihapur ndeshjen u shtuan teksa Milani mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Tomorit. Murinjo hodhi në fushë edhe Lukakun për t’i dhënë një shtysë skuadrës dhe verdhekuqtë nisën të sulmonin me furi.

Por goli i Spinacolës erdhi shumë vonë dhe kuqezinjtë morën kështu fitoren e tyre të tretë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa verdhekuqtë mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit.