SPORT, 2 Shtator 2023, 17:14

Nuk preferohet në Paris, lojtari i PSG mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Nuk preferohet në Paris, lojtari i PSG mund të përfundojë

Pasi kthimi në Romë duket i pamundur për Georgino Wijnaldum, mesfushori mund të nisë një aventurë të re larg Francës dhe këtë herë edhe larg Europës.

Lojtari i lindur në vitin 1990 në fakt është afër transferimit në Arabinë Saudite për të veshur fanellën e Al-Ettifaq të drejtuar nga Steven Gerrard.

Rreth tetë milionë euro duhet të shkojnë për Paris Saint-Germanin, skuadër që zotëron kartonin e lojtarit, ndërsa një kontratë 3-vjeçare është gati për lojtarin. Kujtojmë që për transferimin ka disa ditë kohë, pasi merkato në tokën arabe është e hapur deri më 7 shtator.