TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mehdi Taremi ishte një nga ëndrrat e merkatos së verës për klubin e Milanit. Pak ditë më parë, dukej sikur çdo gjë ishte gati për kalimin e tij në Serinë A, pasi kuqezinjtë kishin një akord paraprak me Porton.
Por gjithçka dështoi një ditë më parë, pasi u mësua se sulmuesi iranian kishte pretendime më të larta financiare nga ato që i ishin propozuar në fillim. Shumëkush kritikoi sulmuesin, por menaxheri i tij, Pedro Pinto, ka zbuluar se në fakt negociatat e kuqezinjve me lojtarin ishin bërë me ndërmjetësin e gabuar.
“Klubi nuk ishte kurrë në kontakt me mua. Lojtari i kishte paralajmëruar se po flisnin me menaxherin e gabuar. Por kjo situatë vazhdoi kështu për dy muaj. Rroga që i kishin propozuar Taremit nuk ishte në linjë me vlerën e djaloshit. Nuk arritëm kurrë te pika ku të flitej për komisione, Milani le të tregojë provat”, tha menaxheri portugez i sulmuesit iranian.