SPORT, 1 Shtator 2023, 16:12

Vendoset gjithçka, Kristjan Asllani nuk largohet nga “zikaltërit”

Vendoset gjithçka, Kristjan Asllani nuk largohet nga

Duket se tashmë gjithçka është vendosur. Talenti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të qëndrojë tek Inter, me “yllin” e mesfushës që ka vendosur të mos ndryshojë skuadër, pavarësisht se në ditën e fundit të merkatos, në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta huazimi nga klube si Fiorentina e Sassuolo.

Gjithsesi pas një takimi me menaxherët e tij dhe drejtuesit “zikaltër”, duket se Asllani ka vendosur të luajë shanset e tij nën urdhrat e teknikut Simone Inzaghi, pasi ka refuzuar të gjithë ofertat për huazimin.

Asllani luajti pak sezonin e kaluar dhe këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë ende në asnjë prej dy ndeshjeve zyrtare, megjithatë duket i bindur t’i ndryshojë mendjen trajnerit italian dhe të marrë më shumë hapësira përpara mbrojtjes.