TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Florian Marku ka fituar me nokaut teknik ndaj Dylan Moran qysh në raundin e parë të përballjes.
Boksieri ynë shqiptar i kishte thënë irlandezit para duelit se do ta shkatërronte dhe ia doli ta mbante fjalën.
Me të nisur ndeshja, Marku u hodh me të gjitha forcat në sulm dhe ia doli ta shkatërronte Moran, dhe gjyqtari u detyrua të ndalonte luftën.

Një ndeshje e madhe me boksierin tonë që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës.
Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.

Florian Marku ka kërkuar që të përballet pas ndeshjes me Josh Taylor, Conor Benn dhe Kell Brook.
Conor McGregor sparring partner Dylan Moran demolished inside a round by Florian Marku on the #SmithEubank2 card
— Ryan Cahill (@RCFights) September 2, 2023
pic.twitter.com/3pjSO0pZx1
Pas përballjes, Marku ka thënë se ai adhuron këto duele, por njerëzit po e shmangin atë.
“I dua këto luftime të mëdha, por njerëzit vazhdojnë të më shmangin”, ka thënë Marku pas fitores.
“Ben (Shalom, promovuesi i Markut dhe kreu i BOXXER), më sill Josh Taylor, Conor Benn, Kell Brook”.
“Nuk e di kë tjetër ke, por më sill dikë që mund të tregojë se çfarë mund të bëj. Unë kam dy duar dhe falë Zotit mund të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka shtuar më tej boksieri shqiptar.