SPORT, 1 Shtator 2023, 21:52

"Ujqërit e dëborës” triumfojnë në shtëpi ndaj Dinamo City, mjafton një autogol për tre pikët

"Ujqërit e dëborës” triumfojnë në

Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikët falë një autogoli ditën e sotme përballë Dinamo City.

Ndeshja ka qenë interesante me shumë raste, por goli vështirë të hynte në portë. Në minutën e 49’ të pjesës së dytë, një aksion i bukur i krijuar nga Rashica në krahun e djathtë, bëri të dërgonte topin brenda zonës, por për fatin e keq të Dinamos, Behiratche dërgon topin në portën e tij duke i dhënë kështu avantazhin vendasve.

Deri në fërshëllimën e fundit pati raste të tjera nga të dyja skuadrat, por në përfundim rezultati mbeti i njëjtë.