TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e dytë e Superligës nisi me ndeshjen Erzeni-Vllaznia, sfidë e luajtur në Rrogozhinë dhe e përfunduar në barazim 2-2. Shijakasit arritën të përmbysnin golin e Balajt, por ishte pikërisht kapiteni shkodran në limite i shmangu humbjen skuadrës së tij, duke i dhënë një pikë.
Sfida nisi më mirë për Vllazninë, që gjetën golin që në minutën e 7’ me Bekim Balajn pas një goditje dënimi në ekzekutuar në mënyrë perfekte nga kapiteni shkodran.
Po me një gol fantastik u përgjigjën edhe shijakasit nga goditja e dënimit, me Redon Mihanan që ekzekutoi bukur dhe rivendosi baraspeshën.