SPORT, 29 Dhjetor 2021, 23:38

Fitorja e 10-të radhazi, Mançester Siti nis arratinë në Premier Ligë

Fitorja e 10-të radhazi, Mançester Siti nis arratinë në

Mançester Siti e ka mbyllur vitin kalendarik 2021 me fitore teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Brentfordit me rezultatin 0-1, duke marrë kështu dhe fitoren e dhjetë radhazi në Premier Ligë.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Fill Foden në minutën e 16-të të sfidës, duke i dhuruar një fitore me vlera për skuadrën e Pep Guardiolës.

Me këtë sukses “Citizens” ngjiten në kuotën e 50 pikëve pas 20 ndeshjesh të luajtura, ose 8 më shume se Çelsi i vendit të dytë, që ka luajtur të njëjtin numër takimesh.

Çelsi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 ndaj Brajtonit në “Stamford Bridge”, aty ku Romelu Lukaku gjeti sërish golin në pjesën e parë, por Deni Uellbec u prishi festën e londinezëve, me golin e barazimit, të shënuar në shtesë.