SPORT, 29 Dhjetor 2021, 15:48

Plani i ri, lojtarët e pavaksinuar mund të mos lejohen të luajnë në Serinë A

Plani i ri, lojtarët e pavaksinuar mund të mos lejohen të

Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Varianti i ri Omicron përhapet me shumë shpejtësi dhe niveli i alarmit është rritur.

Qeveria italiane po merr masa për të kufizuar përhapjen e virusit, që të mos kenë problemet e vitit 2020.

Në janar për të qenë në stadiume do të ketë masa edhe më të rrepta, duke lejuar veç ata që janë vaksinuar ose sapo janë shëruar nga Covid-19.

Portali "Football Italia" raporton se futbollistët nuk do të jenë të përjashtuar nga ky rregull. Kështu, ata që nuk janë vaksinuar mund të mos luajnë dot në Serinë A.