TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Covid-19 vazhdon të penalizojë shumë skuadrat e La Ligas. Rayo Vallecano skuadra e tretë madrilene për nga rëndësia që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së datës 2 janar ndaj kampionëve në fuqi të Atletiko Madrid në program për t’u luajtur në "Wanda Metropolitano", kjo për faktin se te skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola në tamponët, që kanë kryer sëfundmi kanë rezultuar plot 17 të prekur me Covid-19.
Në stërvitjen e fundit që ka zhvilluar Iraola ka patur në dispozicion vetëm tetë lojtarë nga skuadra e parë.
Te Rayo Vallecano luan edhe shqiptari Ivan Balliu, por emrat e të prekurve me koronavirus nuk bëhen të ditur.
Edhe te Barcelona ka raste me Covid-19 teksa Dani Alves, Jordi Alba dhe Lenglet kanë rezultuar pozitivë.