SPORT, 28 Dhjetor 2021, 23:31

Salah humbet penallti, Liverpuli mposhtet nga Leicesteri

Salah humbet penallti, Liverpuli mposhtet nga Leicesteri

Liverpuli është dorëzuar përballë Leicesterit. Skuadra e Jurgen Klopit është mposhtur 1-0 në transfertë.

Të kuqtë kishin mundësi të kalonin në epërsi, por Salah gaboi nga pika e bardhë në minutën e 16-të.

Nga kjo përfitoi Leicester që në pjesën e dytë realizoi golin e vetëm me autor Lukman (59'), i futur në fushë vetëm prej tri minutash dhe autor i një inkursioni të bukur në zonë

Me këtë humbje Liverpooli mbetet plot gjashtë pikë nga kreu që mbahet nga Mançester Siti.