TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi kalon nga pronarët kinezë te ata sauditë të cilët kanë në zotërim tashmë edhe Njukasëllin në Angli.
Lajmi i bujshëm vjen nga International Business Times, i cili ka bërë të ditur se në ditët në vijim palët do të nënshkruajnë kontratat për të bërë të mundur kalimin e klubit te sheikët për një kthesë të papritur ngjarjesh.
I njëjti burim ka bërë të ditur se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është i interesuar që të zgjerojë sa më shumë hartën e pronësive të klubeve në Europë, pasi kërkon të bëhet protagonist kryesor në skenën futbollistike në kontinent.
Interi është një markë shumë e njohur dhe i njëjti burim sqaron se Suning tashmë ka akord për shifrën për të cilën do të shesë klubin.
Bëhet e ditur se për Interin, fondi PIF do të shpenzojë 1 miliard euro. Interi vazhdon të humbasë rreth 15 milionë euro në muaj për shkak të problemeve post-COVID dhe për këtë arsye ka nevojë për investitorë, pasi Suning nuk përballon më dot humbjet e mëdha që po gjeneron klubi.
Sipas Andrea Zanon, ekspert finance i cili punon në Lindjen e Mesme dhe ka bashkëpunuar me qeveri të ndryshme atje, Interi do të bëhet superfuqi e futbollit.
“Sapo blerja të bëhet publike, Interi do të bëhet skuadra më e fortë në botë. Përveç kësaj, nëpërmjet partneriteteve që mund të krijohen, Italia mund të rifitojë prestigjin futbollistik që ka humbur në vitet e fundit”, tha ai.