TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Romeo Bekam është duke ndjekur më së miri hapat e babait të tij, Dejvid Bekam.
Ndoshta, 19-vjeçari nuk është aq i zoti me topin si babai i tij duke qenë se aktivizohet me skuadrën e dytë të Inter Miami, Fort Lauderdale CF.
Megjithatë, kur vjen puna te kontratat milionere është duke i ngjasuar gjithnjë e më shumë.
Së fundmi, Romeo ka firmosur një kontratë faraonike me firmën e famshme sportive, Puma.
Romeo do të jetë imazhi i ri i "Puma" dhe nga kjo kontratë do të përfitojë plot 1.2 milionë sterlina.
Kjo kontratë do ta bëjë 19-vjeçarin edhe më të pasur se mamaja e tij, Viktoria, ndërsa nga ana tjetër, vlen të theksohet se Dejvid Bekam ka një kontratë të përjetshme të lidhur me Adidas.