SPORT, 29 Dhjetor 2021, 11:35

Lewandowski për herë të tretë rresht golashënuesi më i mirë

Lewandowski për herë të tretë rresht golashënuesi

Lewa ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, që 69 gola i kishte shënuar në vitin 2013. Por, prapë mbetet pas Lionel Messit që kishte arritur shifrën e 91 golave në vitin 2012.

Golashënuesit më të mirë në vitin 2021 për klub dhe përfaqësuese:

1. Robert Lewandowski (Bayern, Poloni) – 69 gola në 59 ndeshje

2. Kylian Mbappe (PSG, Francë) – 51 gola në 67 ndeshje

3. Erling Haaland (Dortmund, Norvegji) – 49 gola në 51 ndeshje

4. Karim Benzema (Real Madrid, Francë) – 47 gola në 63 ndeshje

5. Cristiano Ronaldo (Juventus/Man Utd, Portugali) – 46 gola në 64 ndeshje

6. Lionel Messi (Barcelona/PSG, Argjentinë) – 43 gola në 60 ndeshje

7. Dushan Vlahoviq (Fiorentina, Serbi) – 41 gola në 56 ndeshje

8. Arthur Cabral (Basel) – 39 gola në 51 ndeshje

9. Mohamed Salah (Liverpool, Egjipt) – 39 gola në 57 ndeshje

10. Memphis Depay (Lyon/Barcelona, Holandë) – 39 gola në 60 ndeshje

Lewandowski është golashënuesi më i mirë edhe në garat e UEFA-s për klube dhe përfaqësuese gjatë vitit 2021. Ka shënuar 22 gola, dy më shumë se Harry Kane i Tottenhamit dhe Anglisë. 17 gola i ka Mbappe, aq sa Ronaldo. Pesëshen e parë e kompleton Benzema me 16 gola.

Edhe kur merren për bazë vetëm garat e UEFA-s për klube, Lewandowski është i pari. Ka shënuar 11 gola për Bayernin në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2021. Mohamed Salah i ka dhjetë gola, sa edhe Sebastian Haller i Ajaxit dhe Kylian Mbappe i Parisit. Riyad Mahrez kompleton pesëshen me nëntë gola për Manchester Cityn, po në Champions.

Lionel Messi ishte golashënuesi më i mirë në vitin 2018, me 51 gola. Prej atëherë Lewandowski është i jashtëzakonshëm.