SPORT, 17 Shkurt 2022, 13:31

VIDEO/ Mesi sërish në vëmendjen e mediave, nuk feston me tifozët pas fitores me Realin

VIDEO/ Mesi sërish në vëmendjen e mediave, nuk feston me

Mediat franceze kanë filluar të sulmojnë Lionel Mesin së fundmi, sidomos pas asaj performanca të dobët kundër Realit të Madridit.

Një tjetër video së fundmi ka bërë xhiron e mediave, ku pas ndeshjes, lojtarët e PSG-së po festonin me tifozët e tyre.

Mes tyre gjendej dhe Lionel Mesi, i cili ndryshe nga të tjerët nuk po duartrokiste, ose të ishte ndopak i entuziazmuar.

Kjo gjë ka bërë që mediat të shpërthejnë sërish ndaj argjentinasit, i cili vazhdon të jetë mes kritikave që pas transferimit të tij në “Parc de Princes”.