TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi do të përballet në shtëpi me rivalët e qytetit, Torinon, në sfidën e javës së 26-të të Serisë A. Në konferencën përpara ndeshjes, Alegri u shpreh se kjo sfidë do të jetë një përballje e fortë dhe gjithashtu konfirmoi mungesën e një lojtari kyç.
Çfarë pritet nga derbi? – Është gjithmonë një ndeshje speciale. Ne luajmë kundër Torinos, që kanë vërtetë shpirtin e një demi dhe tekniku Juriç është një trajner i madh. Do të na duhet shumë ndihma e fansave. Shpresoj që të kemi mësuar diçka nga dy sfidat e fundit.
Rreshtimi i ekipit? – Nesër do të jetë një përballje e vështir dhe nuk e di nëse do të vendos të njëjtën treshe sulmi. Bonuçi do të mungojë dhe shpresoj të jetë i gatshëm për të martën. Ai luajti një ndeshje të mirë në Bergamo, por ai ishte i lodhur në pjesën e dytë dhe më duhej ta zëvendësoja. Kielini dhe Kieza janë jashtë gjithashtu, ndërsa Danilo është i skualifikuar. Në qendër të mbrojtjes do të jenë De Ligt dhe Rugani.
Pas Champions-it këtë javë, a prisni ndonjë surprizë? – Niveli i ekipeve që luajnë në Champions është i lartë, kështu që çfarë mund t’iu them.
A keni ndonjë mik me Torinon? – Unë kam shumë dhe gjatë javës ata më ngacmonin, gjithmonë brenda limitit të respektit.
Torino s’ka fituar që nga 95’, keni frik nga kjo? – Derbit gjithmonë janë të pabalancuara. Torino gjithmonë luan me zemër. Ata vijnë nga dy humbje të pamerituara dhe nesër do të vijnë më kërkues. Do të jetë prova e duhur për të qenë gati të martën.