TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Nuk po arrija të gjeja çunat dhe ishte pak e çuditshme. Mbi të gjitha sepse ishte dita e parë me skuadrën, por më pas gjeta 10 apo 12 futbollistë në tualet që bisedonin, konsumonin duhan dhe kafe.
U surprizova, ishte diçka emocionuese që më bëri të mendoja se do të kisha një eksperiencë argëtuese te Juventus. A ishin me cigare edhe Pirlo e Buffon? Po, por çfarë mund t’i thuash atyre të dyve.
Nëse sheh karrierën, e kupton sa profesionistë janë. Etika profesionale që tregohej në fushë dhe atmosfera pozitive në dhomat e zhveshjes ishte e mrekullueshme dhe askush nuk e kishte problem konsumin e duhanit” tregon Bendtner.