TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eneo Bitri do të jetë largimi i madh i Partizanit në merkaton e janarit. Mbrojtësi beratas po negocion detajet e fundit të kontratës me klubin e Superligës çeke, FC Banik Ostrava.
Edhe pse i mbeten edhe 6 muaj kontratë me Partizanin, drejtuesit e kuq kanë vendosur ta shesin, pasi lojtari përfiton nga një klauzolë e parashikuar në marrëveshjen e bërë më parë mes tyre.
Klubi i kuq do të përfitojë 150 mijë euro nga ky transferim, duke humbur kështu liderin e mbrojtjes. Tashmë me largimin e Bitrit, pritet që drejtuesit të afrojnë një qendërmbrojtës me peshë.