SPORT, 25 Gusht 2024, 19:20

Endrik debuton me gol, Real Madridi merr fitoren e parë për këtë sezon në La Liga

Endrik debuton me gol, Real Madridi merr fitoren e parë për

Real Madridi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në kampionatin spanjoll, La Liga. Madrilenët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Vajadolidin.

Goli i parë erdhi nga Valverde në të 50-ën dhe Brahim Diaz dyfishoi shifrat në të 88-ën. Sfida u mbyll me golin e shënuar nga Endrik në të 96-ën.

Kështu skuadra e udhëhequr nga Ançeloti renditet në vendin e tretë me 4 pikë.