SPORT, 26 Tetor 2023, 11:15

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre pozicione. Kosova pëson rënie drastike

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre

Tetori është pa diskutim muaji kuqezi. Dy fitoret e fundit, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, kanë dhënë efekt të menjëhershëm në renditen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç pritej, ekipi i Sylvinho-s ka fituar tre pozicione të tjera, duke u renditur tashmë në vendin e 59-të. Që nga momenti kur Sylvinho është ulur në stolin e ekipit Kombëtar, Shqipëria ka pasur vetëm rritje.

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre


Shqiperia Fifa

Me 1396 pikë në total, Shqipëria vijon progresin, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, për këtë arsye dy ndeshjet e nëntorin jashtë shumë të rëndësishme, kërkohen 6 pikë të plota edhe për renditjen e FIFA. Kujtojmë që rekordi historik i Shqipërisë është vendi i 22-të gjatë kohësh se De Biasit.

Ndërkohë, Polonia, rivali i Shqipërisë në Grupin E, humbet një tjetër pozicion, tashmë renditet në vendin e 31, ndërsa Çekia qëndron në vend numëro, e pozicionuar në vendin e 37-të. Një rënie drastike ka pësuar Kosova në renditjen e fundit të FIFA-s.

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre


Kosova

“Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111. Nuk ndryshon asgjë në lidhje me kreun, kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

Efekti Sylvinho, Shqipëria nuk ndalet në FIFA, fiton edhe tre


Fifa Vendet E Para