TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Antverpi u mund në shtëpi me rezultatin 1-4 nga Porto në duelin e vlefshëm për raundin e tretë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja e nisi sfidën titullar teksa krijoi shumë raste në pjesën e parë. Ai arriti disa herë të godiste drejt portës, por fati nuk ishte me të sonte. Në minutën e 78′ ai la fushën e lojës për tu zëvendësuar nga Ejuke.
Goli i vetëm për skuadrën e Mujës u shënua nga Jusuf, ndërsa për Porton shënoi tripletë Evanilson dhe një gol Eustakito.
37′ Jusuf/ 46′, 69′, 84′ Evanilson, 55′ Eustakito.