SPORT, 8 Maj 2026, 16:50

E turpshme! Lojtari i Milanit pezullohet në Premier Ligë, i publikojnë mesazhet flirtuese me 15-vjeçaren

E turpshme! Lojtari i Milanit pezullohet në Premier Ligë, i

Bornmuth ka çelur një hetim, pasi disa imazhe të papërshtatshme tregojnë mesazhet e Aleks Himenez me një 15-vjeçare. Mbrojtësi nuk është përfshirë në ndeshjen e nesërme, që do të luhet ndaj Fulham.

21-vjeçari është i huazuar nga Milani dhe Bornmuth gëzon të drejtën e blerjen e kartonit. Nëse nuk aktivizohet, atëherë mbrojtësi do të kthehet në Itali te kuqezinjtë.

Deklarata e klubit të Premier Ligë:

“Bornmuth është në dijeni të postimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me mbrojtësin e djathtë Aleks Himenez. Klubi e kupton seriozitetin e çështjes dhe aktualisht po heton. Si rezultat, Aleks nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e nesërme të Premier Ligë kundër Fulham, dhe klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”.