TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti nuk ka më asgjë në dorën e vet sa i takon titullit kampion në Premier Ligë. Por mesa duket vazhdon të shpresojë, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, plus edhe me një ndeshje të prapambetur për t’u luajtur nga “Citizens”. Mesfushori i skuadrës, Bernardo Silva ka dhënë një mesazh të fortë duke theksuar se skuadra do të luftojë deri në fund, në çdo ndeshje të mbetur.
Ai u shpreh ndër të tjera se ndeshjet në Premier Ligë e vendosin ekipin e tij, në një situatë mjaft të vështirë: “Por gjithçka mbetet e hapur, pasi në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Ne kemi detyrën të vazhdojmë të besojmë, duke fituar takimet që na kanë mbetur deri në fund të sezonit. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë…”, u shpreh portugezi, që do të largohet nga “Citizens” në fundin e këtij sezoni.
Në fakt, këto deklarata të mesfushorit vijnë në një moment vendimtar të sezonit, ku gara për titull në Angli mbetet shumë e fortë dhe e paparashikueshme, përderisa jo vetëm Siti, por edhe Arsenalin e presin ndeshje të vështira. Ndërkaq, klubi i Sitit reagoi ndaj sulmeve raciste ndaj Semenjos dhe Guehi. Futbollisti i ardhur gjatë merkatos së janarit në “Ettihad” ishte objektiv i sulmeeve raciste gjatë ndeshjes së mbrëmshme, nga tifozët e Evertonit. Ai u përball në vazhdimësi me thirrje raciste drejt tij. Klubi ka reaguar ashpër ndaj këtyre thirrjeve raciste, duke dënuar abuzimet ndaj Semenjos dhe ka kërkuar nga nga skuadra e Evertonit dhe Policia të identifikoj personat përgjegjës.
“Mançester Sit dënon fuqishëm abuzimin racist drejtuar Antuan Semenjos në ndeshjen ndaj Evertonit. Ne mirëpresim veprimet e shpejta të ndërmarra nga Evertoni dhe policia për të identifikuar individin përgjegjës. Gjithashtu jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer kur dëgjojmë se Mark Guehi ishte subjekt i një sërë postimesh të ndyra raciste në mediat sociale mbrëmë. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë si Antuan ashtu edhe Mark dhe nuk do të pranojmë kurrë diskriminim të asnjë lloji në lojën tonë.”, thuhet në reagimin e Mançester Siti.