SPORT, 8 Maj 2026, 14:11

Luis Enrike është unik! Fton për ditëlindjen e tij lojtarët e PSG-së në restorantin luksoz, por nuk i bashkohet festës

Luis Enrike është unik! Fton për ditëlindjen e tij

PSG-ja do të luajë një tjetër finale Championsi dhe do ta kërkojë trofeun për herë të dytë radhazi. Pasi eliminuan Bajernin e Mynihut në gjysmëfinale lojtarët dhe trajneri kanë festuar së bashku.

Sot është një ditë e lumtur për Luis Enriken i cili feston 56-vjetorin e lindjes ndërsa ka vendosur ai që tju bëjë dhuratë për ditëlindje lojtarëve të tij. Spanjolli bëri një rezervim në restorantin luksoz ‘Prunier’, pranë Harkut të Triumfit, por vetë ai ka munguar në festën e ditëlindjes. Një restorant i specializuar në havjar dhe ushqime deti me cilësi të lartë.

Por Luis Enrike është unik, një trajner karizmatik dhe intensiv që tërheq vëmendjen saqë ka vendosur të mos festojë, por të mendojë që tani për finalen kundër Arsenalit në Budapest. Lavdia dhe historia e presin, spanjoll nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.