TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dikur konsiderohej ndër më të mirët, tek ajo skuadër dhe së fundmi bëhet fjalë për një rikthim të tijin në Barcelonë. Ish-anësori i sulmit të “katalanasve”, Alexis Sanches është gati për një rikthim të bujshëm te ish-skuadra e tij, Barcelona, pas shumë “aventurash” në Evropë.
Pas Arsenal, Manchester United, Inter e së fundmi Marseille, Sanchez tashmë është një lojtar i lirë dhe ka nisur negociatat me klubin spanjoll, mirëpo jo vetëm kaq, pasi 34-vjeçari pëlqehet shumë nga tekniku Xavi gjithashtu.
Megjithatë, Barcelona nuk është i vetmi klub që mund të përfitojë shërbimet e “fantazistit” kilian, me skuadrën e Nottingham Forest, që është gjithashtu e gatshme, t’i ofrojë Sanchez që “aventurë” të re në Premier League.