TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka nevojë të kthehemi në listën e jashtëzakonshme të lojtarëve të mëdhenj, që klubet saudite kanë mundur të tërheqin këtë verë. Nga Karim Benzema, te Roberto Firmino, nëpërmjet Riyad Mahrez, Sadio Mané apo Seko Fofana, skuadrat e vendit arab kanë zhveshur qartë kampionatet e mëdha evropiane, dhe në veçanti Premier League, ku një pjesë e mirë e lojtarëve më të mirë luajnë në kontinentin e vjetër.
Në një artikull mjaft alarmant, “Daily Mirror” zbulon se ‘gjakderdhja’ ndoshta nuk do të ndalet me kaq për klubet e mëdha angleze. Publikimi britanik tregon se sauditët do të shkojnë në sulm edhe për dy yje të rinj deri në fund të afatit kalimtar.
Dy monumente të kampionatit anglez janë Kevin de Bruyne dhe Mohamed Salah, të cilët logjikisht nuk i prezantojmë më. Këta janë dy lojtarët e rinj, ndër të tjera, që tani do të synojnë skuadrat më të mëdha në vend. Mediat bëjnë me dije, se klubet e mëdha angleze po përgatiten të shohin oferta përrallore të vijnë në tavolinë. Gjithsesi, lojtari i Manchester Cityt dhe anësori i Liverpoolit duhet të tundohen nga sfida saudite, natyrisht.
Mediat tregojnë gjithashtu se drejtuesit e formacioneve të Premierligës janë të shqetësuar për kohën e këtyre operacioneve të mundshme, pasi afati kalimtar saudit i mbyll dyert më 20 shtator, shumë pas merkatos angleze. Në rast se Al-Ahli, Al-Hilal, ose Al-Ittihad do të rekrutonin një yll gjatë muajit shtator, klubet angleze nuk mund ta zëvendësonin atë…