SPORT, 15 Prill 2023, 17:06

“Djalli” ndalet në Bologna, “kuqezinjtë” e Milan e mbyllin transfertën me barazim

“Djalli” ndalet në Bologna, “kuqezinjtë” e

“Kuqezinjtë” e Milan e mbyllin transfertën në Bologna me barazim. Pas fitores kundër Napolit në Champions Leage, Milan ka arritur sot vetëm një barazim, ndërkohë që ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Golat e vetëm të sfidës erdhën në pjesën e parë, me vendasit e Bologna që gjetën golin e avantazhit vetëm 30 sekonda pas rënies së bilbilit falë “fantazistit” të tyre, Nicola Sansone. Kundërpërgjigja e milanistëve do të vinte në fundin e pjesës së parë, aty ku në minutë e 40’-të mesfushori italian Tommaso Pobega çon topin në rrjetë me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i çuar shifrat në rezultatin 1 me 1, rezultat ky që vendosi dhe “fatet” e sfidës.

Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e 4-rt me 53 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të 5-të dhe po aq sa Roma e vendit te 3-të. Ndërkaq, në krahun tjetër, Bologna është ngjitur në kuotën e 44 pikëve dhe synon seriozisht Evropën për sezonin e ardhshëm.