SPORT, 28 Dhjetor 2021, 20:36

Sulmuesi shqiptar/ Uzuni fenomenal, shpallet më i miri i vitit në Hungari!

Sulmuesi shqiptar/ Uzuni fenomenal, shpallet më i miri i vitit në

Myrto Uzuni është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2021 në Hungari. sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i ka mahnitur të gjithë me ecurinë e tij me skuadrën e Ferencvaros, teksa dhe është vlerësuar me çmimin e dhënë nga Csakfoci.hu.

Në votim kanë marrë pjesë drejtuesit e 12 skuadrave të elitës së futbollit hungarez, ku shumica prej tyre janë bindur nga paraqitjet e Uzunit.

Beratasi ka shkëlqyer këtë vit duke qenë protagonist absolut si në kampionat, në Kupën e Hungarisë dhe në kompeticionet ndërkombëtare. Vetëm në sezonin aktual, Uzuni ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet, duke qenë një lider i padiskutueshëm në ekipin e  Ferencvaros.

Uzuni luan sezonin e tij të dytë në Hungari, ku është përshtatur më së miri, diçka që e tregojnë dhe shifrat e 26-vjeçarit, i cili shpërblehet dhe më një vlerësim të merituar.