TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në duelin përballë Kremonezes në kampionat, një faull i shkaktuar ndaj Marash Kumbullës bëri që Zhoze Murinjo të reagonte ashpër dhe për këtë gjë u ndëshkua me karton të kuq.
Pas këtij vendimi portugezi foli për mediat duke thënë: “Unë nuk jam i çmendur. Nëse unë bëra atë reagim do të thotë që diçka ndodhi.
Ne duhet të kuptojmë që unë mund të bëj diçka nga pikëpamja ime legale”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, federata vendosi të hapte hetimet për kartonin e kuq.
“Duke parë deklaratën e Zhoze Murinjos për mediat, Federata ka hapur një investigim për episodin që solli ndëshkimin për trajnerin e Romës gjatë ndeshjes me Kremonezen”.