SPORT, 28 Shkurt 2023, 08:43

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, njihuni me dy sfidat e sotme të çerekfinaleve

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, njihuni me dy sfidat e sotme të

Pas një periudhe ndalese, është rikthyer turneu i Kupës së Shqipërisë, e cila do të luajë sot dy ndeshjet e vlevshme për një biletë në gjysmëfinale.

Egnatia do të presë në shtëpi Laçin në orën 13:00. Egnatia ndodhet në një formë të mirë këtë sezon.

Rrogozhinasit në pesë ndeshjet e fundit në Superiore, ka arritur të marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ku momentalisht ndodhet në vendin e katërt të tabelës në kuotën e 34 pikëve, 6 më pak se Tirana kryesuese. Para se të shkonin në çerekfinale, Egnatia eliminoi Skënderbeun. Sfida e parë përfundoi 0-1 për rrogozhinasit, ndërsa e dyta 1-1 duke bërë të mundur kalimin e tyre në çerekfinale. Laçi nga ana tjetër mposhti jashtë Tomorin me rezultatin 1-3 dhe fitoi ndeshjen e kthimit në shtëpi me rezultatin 2-1.

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, njihuni me dy sfidat e sotme të

Egnatia do të gjejë Laçin, kurbinasit të cilët kanë pasur disa ulje ngritje këtë sezon, por gjithmonë mbeten të rrezikshëm. Kurbinasit ndodhen në vendin e shtatë aktualisht në renditjen e Superiores me 30 pikë.

Sfida tjetër luhet mes Kastriotit dhe Tiranës, në të njëjtën orë gjithashtu. Tirana është favorite për këtë sfidë të parë të çerekfinales, por gjithsesi Kastrioti e ka dhënë provën disa herë që është një ekip i hidhur.

Tirana ndodhen në krye të tabelës në Superiore me 40 pikë dhe është në rrugëtimin për të marë trofeun e ligës, por nuk do të jetë e lehtë pasi janë të paktën 4 ekipe që luftojnë.

Kastrioti ndodhet në vendin e fundit me 23 pikë dhe rrezikon shumë të bjerë nga kategoria. Për të arritur në çerekfinale, Tirana mposhti Lushnjën ndeshjen e pare 0-3 dhe në të kthimit 1-0, ndërsa Kastrioti mposhti 1-3 Dinamon në ndeshjen e parë, ndërsa sfida e kthimit përfundoi me rezultatin 0-0.