TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fund të ndeshjes me Torinon, Masimiliano Alegri kishte të stampuar në fytyrë një buzëqeshje që thotë shumë, ndonëse ai u mundua ta fshehë mes fjalëve, për të mbajtur larg adrenalinën e skuadrës.
“Pogba edhe Kieza mendoj se po, e zgjidhën ndeshjen, më konkretisht i dhanë ritmin që na duhej për ta fituar. Por tani të bëjmë kujdes me euforinë, pasi 10 pikë diferencë nga vendi i katërt janë ende shumë.
Gjithsesi, nëse i bazohemi matematikës dhe në 14 ndeshjet e mbetura mbajmë një mesatare prej 2 pikësh, llogaritë e mia thonë se do ta mbyllim vitin me 73 pikë, një kuotë e mjaftueshme për të shkuar në Champions. Por të presim…, – bën hyrjen e tij 55-vjeçari, që më pas analizon sfidën.
“Mendoj se ndaj Torinos u dëfryen të gjithë, pasi doli një ndeshje shumë e bukur. Ne e nisëm keq dhe bëmë gjithçka për t’ia vështirësuar gjërat vetes në pjesën e parë, por në fund mendoj se fitorja ishte më se e merituar. Pas këtyre tri pikëve kapim Bolonjën, ndonëse në të vërtetë ne kemi fituar 50 pikë në fushë, për të mos thënë 52 (nuk harron të përmendë dy të humbura ndaj Salernitanës, për skandalin e VAR-it).
Madje, mendoj se avantazhin duket ta kishim gjetur më përpara, nëse Vlahoviç nuk e dërgonte topin në traversë në fillim të pjesës së dytë, por për sot (dje) mjaftohem edhe me kaq. Pse Di Maria në stol? Sepse në ato momente kishte nevojë për lojtarë të freskët.
Të heq nga fusha Di Marian është një torturë që unë i bëj vetes, por më duhej dikush që vraponte më shumë se Kieza dhe duke spostuar edhe Rabionë më përpara krijuam shumë superioritet numerik, siç tregoi edhe goli i Adrienit në fund që mbylli diskutimin me fitoren.
Por siç e thashë, kujdes, këmbët fort në tokë”, përfundoi Alegri.