SPORT, 19 Gusht 2024, 23:03

Debutuesit shkëlqejnë me dopieta, Atalanta e nis kampionatin me spektakël ndaj Leçes

Debutuesit shkëlqejnë me dopieta, Atalanta e nis kampionatin me

Atalanta ka fituar në javën e parë të Serisë A kundër Leçes në transfertë.

Skuadra e Gasperinit ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.

Dy debutuesit si Breskianini dhe Retegui kanë shkëlqyer me dygolësha.

Gjithashtu në fushë ishin tre futbollistë të Kombëtares shqiptare. Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti e nisën sfidën si titullar dhe në minutën e 83-të u aktivizua dhe Medon Berisha.