TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja e tretë e javës së parë të Superiores mes Laçit dhe Tiranës u mbyll në një barazim pa gola, në një fushë e cila ishte thuajse e përmbytur për shkak të kushteve jo të mira të fushës dhe shiut.
Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë e Bledi Shkëmbit, të cilët provuan disa herë, por pa mundur të tundnin portën e mbrojtur nga Dajsinani. Portieri i kurbinasve u kthye në hero disa herë për skuadrën e tij, duke mbajtur portën e paprekur.
Vendasit e Armando Cungut gjithashtu patën disa raste, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet, teksa në fund ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Melos, pas një gjesti jo të këndshëm ndaj tifozerisë bardheblu. Kështu Laçi dhe Tirana e nisin me nga një pikë, duke u ndarë në “paqe” në javën e parë të kampionatit.